"Me filanin kuptohem shumë mirë“, por mund të themi edhe "Me fistanin nuk kuptohem fare“. Unë do të bëja të njëjtin krahasim, jo më si problem të së përditshmes, por në një shkallë më të epërme: si problem mes shkrimtarëve dhe lexuesve. Më ka ndodhur shpesh të mendoj: „ këtë shkrimtar e kuptoj shumë mirë“, dhe „ këtë tjetrin kam vështirësi për ta kuptuar.“ Por ndodh që vetëdija ime e përjetimit artistik të bëjë edhe kompromise me veprat e lexuara, të tipit: Këtë vepër e miratoj plotësisht. Pra, parë nën këtë vështrim, ta kuptosh një vepër letrare, nuk do të thotë gjithmonë ta miratosh atë.

