Shtëpia e letërsisë shqipe

,

Ali PODRIMJA: Poezi

Hyrje në tempull

U takuam papandehur
në kohë të gurit ndoshta
ose kur Cezari kapërcente
Ujin e Madh

Dhe kishim harruar
se vjen
edhe vdekja

Jemi apo ishim
‘i shpirt
‘i trup

Për dy ujq
nuk ka vend
në tempull
(1994)

Dashuria, fjalët

Trimëria ime më e madhe:
Dashurinë ta shpëtoj nga Fjalët
Dhëmbët duhet t’ia ndërroj
Dhe t’i krijoj kohë tjetër.

(Shkëputur nga libri “Lum Lumi”)

Autori
Ali Podrimja

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.