Press "Enter" to skip to content

Revista letrare

Stefan Cvajg, rikthim në Paris

Stefan CvajgPrag Krishtlindjeje 2008! Një libër i ri në libraritë e Parisit, dhuratë biliofilëve dhe lexuesve të thjeshtë. Dhuratë edhe për mua nga im bir. Përsëri Cvajgu! S’është çudi, që një nga shkrimtarët më të njohur të fillimit të shekullit XX, i cili e përforconte hyrjen e shtëpisë së vet në Salcburg, për t’iu shmangur admiruesve të shumtë, të jetë po aq familjar në Francë sa edhe në Gjermani. Se Stefan Cvajg është një nga autorët më të lexuar në botë, përfshirë edhe Shqipërinë. Po interesante është se si paska pasur një novelë të bukur si kjo, me titull “Udhëtim në të shkuarën”, e panjohur deri tani për lexuesin francez.