Bashkëfajësi Jam lidhur në dhimbje, tërheqje e rrezikshme kënaqësie më ndjell dhe frikëson prej trysnisë tënde. Ende s’e dimë çfarë jemi… në këtë botë marrëzie i njohim pak mëkatet e njëri-tjetrit. Më shumë tension këmbejmë sesa prehje. Ngremë pengesa për të qenë të mirë dhe prapë guxojmë, i kapërcejmë kufinjtë…




