Press "Enter" to skip to content

Revista letrare

Pa titull

*** Ishte simpatike. Nuk ia mohonte dot vetes. Të tjerët ia evidentonin shpesh sensualitetin shprehës të qënies. A thua i lexohej në sy? Apo buzët shprehnin më shumë? Ndofta lëvizjet e hareshme a të qeshurat shpërthyese… Thjesht nuk kalonte pa u vënë re e pa marrë mbi vete ndonjë ngacmim…