Revista Letrare – Dimër 2024 vjen me një përzgjedhje të veçantë prozash dhe poezish, që prekin thellë në shpirtin e dimrit, ku krijimet sjellin jo vetëm cilësi letrare, por edhe tema të rëndësishme në eksplorimin e vetvetes dhe botës. Në kopertinë “ulëret” vepra tepër e arrirë e Ardit Boriçit, “The scream”, që pasqyron edhe një pjesë të mirë të realitetit, që frymëzon krijuesit.
Në këtë numër do të gjeni vepra nga shkrimtarë të njohur si Georgi Gospodinov, me “Historia e fundit për vitet ‘90” dhe poetë si Riyad Al-Hussein. Çdo faqe është një udhëtim në botën e mendimeve dhe ndjenjave. Poetë si Alfons Zeneli dhe Carol Ann Duffy; shkrimtarë si Liridon Mulaj dhe Teki Dervishi vijnë me krijime që reflektojnë botën e sotme dhe mundimet e ekzistencës.
Eksploroni dashurinë, jetën dhe reflektimin nëpërmjet syve të krijuesve që të nxjerrin jashtë faqeve dhe përfshijnë lexuesin në një dialog të vazhdueshëm me vetveten.
∗Shijoni dhe na ndiqni në rrugëtimin tonë letrar. Gjeni kopjen tuaj në Amazon kudo që jetoni në botë. .
∗Për lexuesit në Shqipëri: nëse doni që revista t’ju vijë në shtëpi, kontaktoni në WhatsApp: +32473176620
Revista Letrare – Dimër 2024
Prozë
Liridon Mulaj: “Nëse dikujt i mungon buzëqeshja”, (tregim)
Georgi Gospodinov (përk. Arbër Ahmetaj): “Historia e fundit për vitet ‘90”, “Një mizë në urinore”, (tregime)
Arbër Selmani: Dimitrij, (tregim)
Juan Benet: Shkruaj kur nuk kam ç’të bëj tjetër (intervistë), “Fabula e parë”, (tregim), (përk. Elvana Zaimi)
Arbër Ahmetaj: “Palltoja”, (tregim)
Diana Markaj: Valsi, (tregim)
Kujtesë
Teki Dervishi (nga Blerim Valla) dhe tregimi “Apokalipsa”
Poezi
Riyad Al-Hussein (përk. Elmaz Fida):
Përherë I, Përherë II, Jeta jonë e bukur, Një revolucion i vogël, Askush, Murgj mustaqegjatë, Nesër në mëngjes, Dashuria, Ushtar, Koha/Puthja
Alfons Zeneli: Qesh dhe qaj, Ninullë për të rritur, Fundi, Ku je vetëm ti
Carol Ann Duffy (përk. Rielna Paja): Çaj, Zonja Sizif, Bletët, Të pandashëm, Valentin, Fole e zbrazët, Meduza
Herman Çuka: pikë referimi, snob, vragë, Lily Marlen, kënga e të ikurit, “Stravaganza”, mbreti Artur, baroke, po vdes!, muret
Klodian Kapllanaj: Odysseus, Motiv dimëror dhe poezi të tjera
Nga Man Yoshu (përk. Melsen Kafilaj): Tanka erotike
Mahmoud Derwish (përk. Elmaz Fida): Na mungonte e tashmja
Hysen Kobellari: Pjata ime me fytyrë gruaje
Reshida Çoba: Erotike
Dosier
Danjill Harms, (nga Agron Tufa): “…Fundi i avangardës ruse” dhe tregimet:
“Rënia e plakave”, “Simfonia nr. 2”, “Fletorja e kaltër nr. 10”, “Çfarë shesin tani nëpër dyqane”, “Lidhja”, “Plaka” – (novelë).
Ese
Romelda Bozhani: In memoriam, Naum Prifti (1932-2023)