Më more të gjithin. Vdekja nuk do ketë më ç’të marrë. Frymoj brenda trupit tënd. Njëmijë djelmosha kam mbjellë në shkurrnajën tënde të djersitur; njëmijë kuaj rendin në mal, duke hequr pas bredha rrënjëshkulur; mbërrijnë në pragqyteti, ngrejnë kokën lart, vështrojnë me sytë e zinj bajame Akropolin, llambat e ndezura…





