Varret e mia! Mbledhur tufa-tufa, si lule të thara, ruajtur në kujtim të aromës që na bënte të ndiheshim mirë. Varret e mia! Copa të grisura nga fotografia e një dasme që s’mundëm ta shijojmë se hatri na mbeti për vendin ku na ulën; ikëm papritur e pas na ndoqën…





