S’më paskan plakur pritjet Mbi rrasë t’gurit ulur jam, sytë hardhoj n’barkun e kohës. Ermimi i dheut trishtimin më ndez. Sysh, rrëke lotësh farmak të kripur. Lyp prej kujtimeve frekuenca, që më çojnë t’bredh lirisht çasteve në gaz e hare… Sa qenkam plakur pritjesh…! Durimsosur qëroj, si orizin n’tepsi, bëzhdilet…









