Qarkore Im gjysh puthte çdo kafshore buke. Im atë pyeste çdo udhëtar nëse kishte uri. Ime ëmë më mësoi mos të bëj thërrime, se shkojnë dëm. Unë sot hodha një bukë me koren e fortë për dhëmbët e mi. Ai tjetri, me dhëmbë më të fortë se korja, vrapoi pas…









