Nga këpucët e përbaltura, trupi niste përpjetë, atje lëkura jote e bardhë, përkundte si në djep, një copë lëkurë të vrarë, të zezë. Ti heshtje, unë zhvishja baltën shpejt e shpejt, nuk shihja më këpucë, por dy kafshë të vogla, të therura, që nuk flisnin më. O, i kam dashur…








