Shtëpia e letërsisë shqipe

,

Errësirë

Dita zbardh
e nxin mbrëmjen që vjen,
me dritat e mendjes ndezur,
që lënë shpirtin pa gjumë.
Të ikë do dhimbja që
lidhur
mban në bodrum
gëzimin, harenë,
pengje të vetvetes,
me çelësat e zinxhirëve në xhep.
Përtej gardhit,
mollë jeshile
i mpijnë dhëmbët dëshirës
për ëmbëlsi.
Është ditë, a natë?
Errësirë.

21/12/2021

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.