Një plak me syze prej rrathësh çeliku të praruar e me rrobat plot pluhur, qëndronte në një anë të rrugës. Tutje, përmes lumit, shtrihej një urë e vendosur mbi lundra, përmbi të cilën kalonin karro, kamionë, burra, gra e fëmijë. Karrot, të tërhequr nga mushkat e duke u përkundur, shkonin…
