Press "Enter" to skip to content

Posts published in “Autorë shqiptarë”

Koncerti (dramë)

Dramatis personae
Ai
Ajo
                                                            ***
– Nuk arrija të dalloja asgjë: kaq shumë kam punuar.
– Koncerti, i dashur, koncerti! Pjesa tjetër është bota monotone materiale.
– Vazhdon të dëgjosh muzikë me dëshirë?
– Deri në përjetësi…Yt kushëri, që punon në ministri, tha se mund të vijë edhe Presidenti i Republikës në koncert. Gazetat flasin shumë mirë… Ndërsa djalin e rregullova te nëna.
– Gati harrova: nëna të ka bërë një dhuratë. Njeri je ti, a përbindësh? Nëna që qe aq fort kundër martesës sonë, tashti të do më fort ty se sa mua.