Stacioni i vetmisë Të mos ndalojmë te ky stacion, të çon në humbëtirë, ku shiu është rrebesh i sertë, dhe dielli shpesh bie zheg të përzhimë, ky është planet i ftohtë, ku ca shtriga me oi-të në buzë presin, si vajtojca, edhe pa pagesë, vajin ta zenë, thjesht prej huqit…









