Kur ti mungon, nuk di ku jam. Shtëpia boshatiset. Perdet valëviten jashtë dritareve. Çelësa mbi tavolinë. Përtokë, valixhe të hapura nga udhëtime të shkuara, me kostumet e çuditshme të një trupe teatrore, që dikur triumfonte, por më pas u shpërbë; protagonistja e bukur vrau veten një natë mbi skenë.…









