Press "Enter" to skip to content

Revista letrare

Nudo

Bah, ç’ditë, ç’qiell, ç’muzikë e dritës! Ç’i kaltër qielli, ç’i kaltër qielli atje lart, me atë re të vetmuar, shpinas shtrirë, si një grua e bukur, flokëlarë, gjishpluar, lakuriqe. Shih e ndij, ndij e shih, o Zot: nudo dita, nudo qielli, reja, nudo muzika, drita, nudo kjo dehje, ky mendim…