Press "Enter" to skip to content

Revista letrare

Boshi i burrave (fragment nga romani “Fabula rasa”)

Vjen një moment që për burrat quhet “Ora e ligë”. Nuk është lufta, nuk është qëndresa, karakteri, dobësia. Nuk është mungesa. Është Boshi. Burrat ndjehen bosh. Vetvetiu. Ose me shkak. Ndërpriten rrëkezat e mendimit; vullneti si Polifem i verbër endet në tahmin, duke kaluar pëllëmbët mbi shpinat leshtore të deleve…