Zgjodha stolin me ornamente pas shpinës së statujës së lartë dhe u ula. Nuk e vrava mendjen të mësoja cila mbretëreshë ishte. Më interesonin të gjallët atë çast! I mbërthyer nga dëshira për të gjetur portretin e radhës, u përqendrova te kalimtarët, që për dreq, atë ditë, dukej se nxitonin…









