
Autori
Arbër Ahmetaj
Arbër Ahmetaj lindi në Tropojë në vitin 1965. Është diplomuar për farmaci në universitetin e Tiranës dhe atë të Gjenevës. Në vitin 1986 filloi bashkëpunimin me shtypin shqiptar të asaj kohe dhe më pas punoi si gazetar në departamentin e informacionit në TVSH. Në vitin 1993 iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe u specializua për diplomaci në Oksford, Uashington, Gjenevë dhe Maltë. Pas detyrave të ndryshme në këtë ministri u emërua Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Bukuresht. Nga shtatori i vitit 1997 jeton në Sion të Zvicrës, ku ushtron punën si farmacist. Disa nga veprat e tij në prozë janë “Fletëhyrje për në varr”, “Varri i braktisur”, “I huaji, ai kosovari”, “Një natë te Luiza”, “69 gra”, “Procesi 3K”, si dhe librat me poezi “Më mori malli e dashur” dhe “Poezi”. Nga viti 2020 është Kryeredaktor i Revistës Letrare.
Lexo nga ky autor
-

I dashur, Aleksandros
Nga John Updike – përkthyer nga Arbër AhmetajPërkthimi i një letre të Aleksandros Kunduriotis, fëmijë në nevojë, nr. 26, 511, në arkivin e “Hope, Incorporated”, një organizatë bamirësie me…
-

Varrimi i të vdekurve
Nga Tomas Eliot – përkthyer nga Arbër AhmetajPoema “Toka e shkretë” (The waste land) është vlerësuar si një prej veprave kryesore të Tomas Eliotit, por edhe si një monument…
-

Penelatat e piktoreve prishtinase në Sion
Nga Arbër AhmetajNë maj të këtij viti u hapën në Zvicër ekspozitat personale të piktoreve nga Prishtina, Mjellma Goranci-Firzi e Vlora Kosumi-Ismaili, nën kujdesin…
-

“Çmendina e Athinës?” e Thanas Medi
Nga Arbër AhmetajKy është romani i një gruaje për një tjetër, i Valentinës për Anën, autori është ura mes tyre. Valentina, një mësuese muzike…
-

Mëkati i Justinës
Nga Arbër AhmetajPër të mësuar se cili ishte “Mëkati i Justinës”, m’u desh të lexoja romanin e Luan Ramës, botuar nga “Onufri”, Tiranë, 2023.…
-

Djaloshi
Nga Annie Ernaux – përkthyer nga Arbër AhmetajNëse nuk i shkruaj, gjërat nuk kanë shkuar deri në fund, veç janë jetuar. Para pesë vjetësh kalova një natë hutuese me…







