
Autori
Arbër Ahmetaj
Arbër Ahmetaj lindi në Tropojë në vitin 1965. Është diplomuar për farmaci në universitetin e Tiranës dhe atë të Gjenevës. Në vitin 1986 filloi bashkëpunimin me shtypin shqiptar të asaj kohe dhe më pas punoi si gazetar në departamentin e informacionit në TVSH. Në vitin 1993 iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe u specializua për diplomaci në Oksford, Uashington, Gjenevë dhe Maltë. Pas detyrave të ndryshme në këtë ministri u emërua Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Bukuresht. Nga shtatori i vitit 1997 jeton në Sion të Zvicrës, ku ushtron punën si farmacist. Disa nga veprat e tij në prozë janë “Fletëhyrje për në varr”, “Varri i braktisur”, “I huaji, ai kosovari”, “Një natë te Luiza”, “69 gra”, “Procesi 3K”, si dhe librat me poezi “Më mori malli e dashur” dhe “Poezi”. Nga viti 2020 është Kryeredaktor i Revistës Letrare.
Lexo nga ky autor
-

Procesi: 3K/1988 (Fragment)
Nga Arbër AhmetajAs dy minuta nuk kishin kaluar, kur në tavolinën time u ul një burrë me flokë të verdha, me një fytyrë të…
-

Cikël poetik
Nga Arbër Ahmetaj*** E mora me pasion kryqëzimin. Më duhej trupi yt, për të shkëlqyer në këtë zeje përvëluese. I varur në kryqin tim…
-

Pushime në Saint-Tropez
Nga Arbër AhmetajSapo kishte filluar punë në atë redaksi. I kishin dhënë një tavolinë me dy sirtarë privatë me çelës, me një kompjutër dhe…







