Press "Enter" to skip to content

Skandalozët, libra dhe autorë

http://www.shtepiaelibrit.com/libri/images/jeta_seksuale_e_katrine_m_v.jpgAta janë autorët më skandalozë të të gjitha kohërave. Disa i vlerësojnë si autorë që nuk ditën të shkruanin dicka për të qenë dhe për këtë arsye, shkruan fillim-mbarim vetëm libra skandalozë, në mënyrë që të nxirrnin jetesën duke provokuar ndjenjat dhe besimet e të tjerëve. Disa i vlerësojnë si shkrimtarë që kanë folur për atë pjesë të jetës që jo të gjithë dëshirojnë ta tregojnë.
Në Shqipëri, duket se njëri prej tyre, i famshmi “Femrat” e Bukowski-t, kreu në mënyrë të cuditshme një “mision edukues”. Kur u botua në vitin 1999 në shqip, u lexua nga të rinjtë dhe adoleshentët e asaj kohe, shumica dërrmuese e të cilëve as që e kishin cuar nëpër mend të hapnin një libër prej shumë kohësh. Në këtë mënyrë, sado të kritikuar që të jenë, librat skandalozë kryejnë një shërbim: afrojnë me librin edhe të rinjtë më refuzues ndaj librit…
Më poshtë janë disa prej tyre:
“Ditë të qeta në Klishi”
Romani biografik “Ditë të qeta në Klishi” është një vepër theblësore dhe shprehëse e karakterit të shkrimtarit amerikan Henry Miller, i cili njihet për përzjerjen e seksit me filozofinë si dhe është një vepër informuese për kohën në të cilën ai jetoi.

Ai është shkrimtari i romaneve që u ndaluan për shumë vite nga publikimi dhe qarkullimi në SHBA dhe që vuri para sprovës ligjet federale përballë artit dhe pornografisë. Libri është një pasqyrë e ditëve që autori kaloi në Paris në vitet ’30. Mënyra e hapur e diskutimit të tij për seksin bëri që romani të qarkullonte në Francë dhe shumë vite të tjera shumë më herët sesa të botohej në vendlindjen e autorit. Botimi i parë i kësaj kryevepre në SHBA u bë i mundur vetëm në vitin 1961. Romani është përshtatur edhe për disa filma të suksesshëm.

Zonja Vdekje, Charles Bukovski
Charles Bukowski te “Zonja Vdekje” e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Los Anxhelos – Qytetit të Engjëjve.

Jeta Seksuale e Catherine M
“Jeta seksuale e Catherine M.” është një roman i shkruar nga kritikja e artit Catherine Millet dhe që u publikua në vendin e saj të lindjes në Francë, në vitin 2001. Përkthimi në anglisht erdhi nga Adriana Hunter në vitin 2002.

Jeta seksuale e Catherine M., Catherine MilletNë Shqip u botua në vitin 2006 nga shtëpia botuese 55, me përkthyese Elda Boriçi. Libri ka hapur debate të mëdha në të dyja anët e Atlantikut. Ai konsiderohet si libri më i hapur mbi seksin që është shkruar ndonjëherë nga një grua.

Catherine Millet u lind më 1 prill 1948. Ajo është themeluese dhe redaktore e revistës Art Press, e cila fokusohet në artin moderrn. Romani i saj paraqet në detaje historinë seksuale të vetë autores nga masturbimet e adoleshencës deri te seksi në grup mes maxhorenëve. Ajo është e martuar me poetin dhe romancierin Jacques Henric.

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *