Revista Letrare: Vjeshtë 2023, një koleksion i pasur krijimesh nga autorë të ndryshëm, përfshirë poezi, prozë dhe intervista interesante:
Intervista:
Në këtë numër, ju do të gjeni dy intervista të veçanta me të madhin Visar Zhiti dhe poeten greke dhe Maria Patakia, ku ndajnë mendimet për letërsinë, jetën dhe frymëzimin.
Editorial:
Arbër Ahmetaj sjell një analizë të ngazëllyer dhe shtron pyetje jetike për letërsinë e një populli të vogël, duke shqyrtuar ndikimin dhe rëndësinë e përkatësisë në skenën letrare.
Poezi
Vargje nga Durim Çaça, Albina Sinaj Shehetila, Klodian Kapllanaj, Sabit Rrustemi, Rei F. Hodo dhe Arif Molliqi. Poezitë e tyre zbulojnë emocione dhe reflektime të thella.
Kujtesë
Azem Shkreli rikujtohet për pasionin e tij, si një dëshmitar i ngjarjeve dhe përjetimeve të rëndësishme të kaluarës.
Dosier
Nga Agron Tufa, me një shqyrtim të veçantë mbi letërsinë e Ilir Belliut, hedh dritë mbi krijimtarinë e një poeti që u shua shpejt.
Prozë
Ervin Nezha vjen me “Dervishi, dordoleci dhe… unë,”.
Sadik Krasniqi sjell me 2 tregime me tituj: “Vrasja” dhe “Metafora e kalit”.
Adriana Myrtaj eksploron përkatësinë dhe pasigurinë me tregimin “Ardhur në një botë, që nuk ishte më e mira.”
Faruk Myrtaj rrëfen një bote të ndryshme dhe të pasur me ngjarje, me tregimin “Botë Cigane.”
Ornela Musabelliu me “Tatuazhi”, sjell një prozë që me humor përcjell ndjenja të thella njerëzore, për rininë, bukurinë dhe shpirtin.
Mund ta gjeni në Amazon dhe kudo që blini libra në internet.