Shtëpia e letërsisë shqipe

Nata është e ti jo

Nata m’futet
mushkërive.

Nata është,
e ti jo.

E…?
Më duhet të të bëj,
patjetër.

Fytyrën e hënës,
më duhet ta zbres,
ta vë n’prehër.

Më duhet t’i nxjerr
dy sytë e mi,
të t’i vë në ballë,
e vet të mbetem
një burrë i verbër…

Një burrë i verbër,
që prek,
ndijon,
rrëmon, gjëmon,
ta bën frymën…

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.