
Autori
Arbër Ahmetaj
Arbër Ahmetaj lindi në Tropojë në vitin 1965. Është diplomuar për farmaci në universitetin e Tiranës dhe atë të Gjenevës. Në vitin 1986 filloi bashkëpunimin me shtypin shqiptar të asaj kohe dhe më pas punoi si gazetar në departamentin e informacionit në TVSH. Në vitin 1993 iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe u specializua për diplomaci në Oksford, Uashington, Gjenevë dhe Maltë. Pas detyrave të ndryshme në këtë ministri u emërua Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Bukuresht. Nga shtatori i vitit 1997 jeton në Sion të Zvicrës, ku ushtron punën si farmacist. Disa nga veprat e tij në prozë janë “Fletëhyrje për në varr”, “Varri i braktisur”, “I huaji, ai kosovari”, “Një natë te Luiza”, “69 gra”, “Procesi 3K”, si dhe librat me poezi “Më mori malli e dashur” dhe “Poezi”. Nga viti 2020 është Kryeredaktor i Revistës Letrare.
Lexo nga ky autor
-

Poezi që shkëlqejnë në terr (Reflektim mbi vëllimin me poezi “Roja i dritës”, të autores Flutura Açka)
Nga Arbër AhmetajLibrin “Roja i dritës” të Flutura Açkës e lexova sapo doli nga shtypi. E dija për kë është shkruar, e dija se…
-

Reflektim mbi romanin “Hijet e muzgut”, të autorit Arben Kallamata
Nga Arbër AhmetajKaq seriozisht e ka shkruar romanin Arben Kallamata, sa që humori vjen krejt natyrshëm. Ky libër përbën një kënaqësi marramendëse leximi. Prej…
-

Reflektim mbi librin me poezi “Dëshirat e mia perëndojnë çdo mbrëmje”, të autores Brikena Qama
Nga Arbër AhmetajMë ra në dorë një libër i bukur me poezi, “Dëshirat e mia perëndojnë çdo mbrëmje”, i autores Brikena Qama, botuar nga…
-

Reflektim mbi romanin “E dashur A.” të Ylli Demnerit
Nga Arbër Ahmetaj“Më kujtohet” se e kam lexuar librin me këtë titull. Më kujtohet se, shumë prej atyre që i kujtoheshin Ylli Demnerit, më…
-

Një lot për ty, kapitenia ime
Nga Arbër AhmetajPo, kapitenia ime, Jam batalioni yt, me këpucët e lotëve të lidhura nyje në fyt! Nisem për luftë, shtrëngoj rripat e ofshamave…
-

Cikël poetik
Nga Arbër Ahmetaj*** Të gjitha buzëqeshjet t’i lash në duar, në prehër, kur ulur të gjeta në oborrin e hënës, mes luleve, që ujiste…







