
Autori
Arbër Ahmetaj
Arbër Ahmetaj lindi në Tropojë në vitin 1965. Është diplomuar për farmaci në universitetin e Tiranës dhe atë të Gjenevës. Në vitin 1986 filloi bashkëpunimin me shtypin shqiptar të asaj kohe dhe më pas punoi si gazetar në departamentin e informacionit në TVSH. Në vitin 1993 iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe u specializua për diplomaci në Oksford, Uashington, Gjenevë dhe Maltë. Pas detyrave të ndryshme në këtë ministri u emërua Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Bukuresht. Nga shtatori i vitit 1997 jeton në Sion të Zvicrës, ku ushtron punën si farmacist. Disa nga veprat e tij në prozë janë “Fletëhyrje për në varr”, “Varri i braktisur”, “I huaji, ai kosovari”, “Një natë te Luiza”, “69 gra”, “Procesi 3K”, si dhe librat me poezi “Më mori malli e dashur” dhe “Poezi”. Nga viti 2020 është Kryeredaktor i Revistës Letrare.
Lexo nga ky autor
-

Mbi romanin “Valsi i një dasme fantazmë”
Nga Arbër Ahmetaj – përkthyer nga Ervin NezhaArbër AHMETAJ Valsi marramendës i shkrimit “Valsi i një dasme fantazmë”, Thanas Medi, roman botuar nga “Onufri”, Tiranë 2019 Është roman dashurie.…
-

“Sokrati” i Thanas Medi
Nga Arbër AhmetajNuk më habiti, më mrekulloi. Këto fjalë kam për romanin “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, të shkrimtarit Thanas Medi. (Botimet Toena,…
-

Ora e dashurisë
Nga Arbër AhmetajZemra në re, noton në ngjyrën e syve të tu, si shishja e marinarit të mbytur. Fryn erë brigjeve e hëna rrjedh…
-

Para e madhe, varfëri e madhe
Nga Arbër Ahmetaj– Do i blija një lule, por s’paskam të holla me vete! – i thashë kolegut kur dolëm nga zyra e morëm…
-

Muzeu i melodive
Nga Arbër AhmetajNë mëngjes më gjetën në hotel. Kisha vdekur në darkë, dy-tri orë pasi u largove ti. Ngaqë ishte hera e parë, nuk…
-

Pasuri gjenetike
Nga Arbër Ahmetaj-S’është punë vaniteti! Mos fol si në libra. Është punë lëkure. Nevojë për t’u djegur! Gruaja, që rrinte përballë, nuk ishte e…







