Press "Enter" to skip to content

Arben Idrizi – një nga 14 autorët e përzgjedhur për Çmimin Europian të Letërsisë 2026

Sot është shpallur lista e 14 autorëve të përzgjedhur për edicionin 2026 të Çmimit Europian të Letërsisë, të cilët përfaqësojnë vendet e tyre pjesëmarrëse në programin “Creative Europe”. Mes tyre edhe Arben Idrizi, me librin “Njeriu që habitej dhe tregime të tjera”. Të gjithë autorët do promovohen vazhdimisht në skenën evropiane, me synimin për të arritur një audiencë më të gjerë ndërkombëtare dhe për t’u lidhur me lexues përtej kufijve kombëtarë dhe gjuhësorë.

Autorët e përzgjedhur dhe librat:

  • Armenia: Sargis Hovsepyan – Դու էսօր մեռի, ես՝ վաղը (Ti vdes sot, unë nesër)
  • Kroacia: Lora Tomaš – Papir tvoje kože (Letra e lëkurës tënde)
  • Çekia: Dora Kaprálová – Mariborská hypnóza (Hipnoza e Mariborit)
  • Qipro: Evridiki Pericleous-Papadopoulou – καὶ πολλὰ ἐπικράνθη – Η Ελένη της Καρπασίας (E pikëlluar rëndë: Helena e Karpasisë)
  • Estonia: Lilli Luuk – Ööema (Nëna e natës)
  • Finlanda: Susanna Hast – Toivottomuus (Dëshpërimi)
  • Franca: Hélène Frédérick – Lézardes (Lumenj të bardhë)
  • Kosova: Arben Idrizi – Njeriu që habitej dhe tregime të tjera
  • Lihtenshtajni: Mathias Ospelt – Ebaholz (Dru i Ebenit)
  • Luksemburgu: Elise Schmit – Allgemeine Zweifel am weiteren Verlauf (Dyshime të përgjithshme mbi rrjedhën e mëtejshme)
  • Moldavia: Paula Erizanu – Aicea-i și raiul, și iadul. Republica Moldova: un veac de istorie trăită (Këtu është edhe parajsa, edhe ferri. Republika e Moldavisë: një shekull historie të jetuar)
  • Mali i Zi: Vladimir Vujović – Slobodni udarci (Goditje të lira)
  • Maqedonia e Veriut: Ivan Shopov – Zentrifuga (Centrifuga)
  • Suedia: Frans Wachtmeister – Förlorad mark (Tokë e humbur)

Procesi i përzgjedhjes dhe çmimet

Juria Evropiane do të lexojë fragmente nga të gjitha veprat e nominuara dhe do shpallë një fitues të vetëm të EUPL-së 2026, si dhe dy përmendje të veçanta. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do mbahet më 29 maj 2026, në Muzeun e Artit Modern në Varshavë, gjatë Panairit të Librit të qytetit.

Qëllimi dhe rëndësia e çmimit

EUPL-ja, organizuar nga Federata e Botuesve Evropianë (FEP) dhe Federata Evropiane dhe Ndërkombëtare e Librarëve (EIBF), me mbështetjen e “Creative Europe”, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të forcojë praninë ndërkombëtare të autorëve të rinj evropianë.
Zyrtarë të BE-së dhe përfaqësues të sektorit të librit theksuan rolin e letërsisë si urë mes kulturave dhe rëndësinë e mbështetjes së zërave të rinj që pasqyrojnë kompleksitetin e identitetit evropian.