Qyteti fjeti:
bari poshtë ballkonit tim,
dyqani i bukës,
farmacia…
As sot nuk u shpik ai djall ilaç kundër kancerit!
Pritën gjatë të semurët tek dera e spitalit,
s’kish vende…
Të lodhura dremitën boçet me plaçka,
të lidhura,
jastëk,
për kokat e drobitura…
Qyteti fjeti;
fëmijët në dhomën ngjitur,
nuk po i bien më murit,
i paska zënë gjumi,
u lodhën derisa sytë pulitën,
zhurma më e ëmbël që më kanë dëgjuar veshët.
Jastëkët e tyre
gjetën paqe më në fund.
Secili,
të vetën krye,
flokëshpupurisur gjeti.
Qyteti fjeti:
komshinjtë,
i thanë “natën e mirë!”
njëri-tjetrit.
Bënë dashuri, i degjova,
dhe fjetën, ç’tjetër kish mbetur?!
Dritaren e lanë hapur,
era përkëdhelte trupat e djersitur.
Endrra flladiste fytyrat që nuk i panë në errësirë;
ishin të qeshura,
të ndezura, plot nur…
Mëngjesi…
patjeter, do i gjejë “mafmur”,
por deri atëherë
ka kohë…
Tash janë të lumtur!
Qyteti fjeti:
im shoq kollitet në kurrizin tim,
më godet me bryl;
Të fik abazhurin?!
Apo,
mos vallë, tjetër send më cyt…?!
S’e di.
Unë s’kam gjumë.
Piva kafe vonë, të shoh si fle qyteti,
shpinën e tim shoqi, në ç’ëndrra mbeti…!
Fëmijët, që në gjumë flasin e qeshin…
Befas
“Eja, eja, fike dritën, mos rri vetëm…”.







Be First to Comment