Press "Enter" to skip to content

Mbi kreshtat e dallgëve

Evë

Sa herë malli më merr
trupit i nxjerr një brinjë e sërish të ribëj:
madhështore si qiejt.
Skundillin tënd të prek,
ti në bregore buzësh më mbëlton,
unë kah zemra jote lëshoj rrënjë,
në pyllin tënd zjarr.
Atëherë,
ujërat shpërthejnë në tokën e shpirtit tonë
e gjithçka digjet rreth e përqark,
Evë.

Mbi kreshtat e dallgëve

Ndonjë mendim, Evë?
(Ajo rënkon përvajshëm).
Mbase druhesh.

Fshihu nga frika jote, Evë
Ç’është dashuria, Adam?

Përtej Edenit çeli qershia, Evë.
Ti je kjo që je;
më mbush e lë pa frymë!

Eva, e shpenguar
zgjati duart,
një kokërr qershize mori…

Autori
Sarë Gjergji

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *