 Eh, sa fort i asht vjetrue syprina… Ka rregullue këpucët e gjithkujt, por të vetat kurrë! E bash kur rrëketë shkapesin ndër xhama harbimin e tyne ma ekstrem, ai ka marrë ndër duer njenën prej tyne. Të majtën. Mundet me u dukë çudi pse pikërisht të majtën, por ky asht mësimi i parë i këpucarit: me fillue prej asaj që asht ma pak e prishun. Qysh kur e ka nisë këtë zanat, nuk ka pasë përjashtime për këtë rregull. Si duket, fati ka dashtë që mos me pasë asnji sallaks andejpari.

E sjellë këpucën ndër duer, si me kenë ndonji gastare. Ven re se lidhsat janë shkurtue prej nyjeve, atyne nyjeve që dikur bashkuen dy anët e këputuna, kurse tash i janë kapërthye aq njitrajtshëm lidhësës, sa ajo nuk do t’kishte kuptim pa ekzistencën e tyne. Sholla ka nji birë tejpamëse, prej ku mundet me pa llapën e shtremnueme që i ngërdheshet dreqnisht.
I kujtohet dita kur i veshi sparit ato këpucë. Ndjen se e kaplon nji afsh i nxehtë e faqet i skuqen. Si duket, rrëketë e tërbueme të shiut po zhbirilojnë në terrin e kujtimeve! Ka kohë që vetmia i bjerrë shpirtin e ai kalamendet në boshllëkun e shpirtit, pa i lanë kohë vedit me mendue gjatë…
Gishtat e plasaritun prej mastiçit e thonjtë e nximë prej gomave shtërngojnë fort këpucën e shkalafitun. As ato detergjentet e reja, që shiten te dugajt e reja, nuk ju bajnë ma derman atyne duerve… Kujtohet se nadje herët ka nderë teshat në oborr. Me siguri, hurmat e pjekun, në trungun e të cilëve asht lidhë teli i teshave, kanë me u llaçkavitë prej epshit të shiut e njollat kanë me kenë fatale!
Nuk ka asnji dëshirë me e riparue atë këpucë. Për të mundet me thanë veç “na ishte njiherë”. Kuturu, nis me fishkëllue nji kangë të vjetër: “Do t’i baj rixha kojshisë, që ta presin pak njat’ mand…”. Qesh me vedi se i kujtohet hurmi i oborrit e nuk asht ma i sigurt nëse teksti i kangës asht me hurm apo me mand.
Në shpi ka nji palë këpucë që i veshë për erzet e t’dieles paradite, darsma e vaki. E din fort mirë se rrugtimi i tij ka veç këto dy stacione e sot ia paska anda mos jua vue vesh fjalëve të hallkut. E pse u dashkan këpucë të reja për stacionin e mbramë?!

Be First to Comment