Sa lehtë zhvendoset njeriu
atëherë për dashurinë kush do të flasë
deti thotë fjalë të gjata shumë
ashtu dhe toka në kristale shkërmoqur
me shpirt profetik
kjo letër e dhimbjes
lëngon kënga e pluhurit bërë pluhur
grabitur fjalë e bekuar
tërhequr me gjasë nga pika e saj magnetike
ku Zoti përshkohet.
Përktheu nga origjinali: Anna Kove
Autori










Be First to Comment