Për Viktor Hygonë
16 shkurt 1883
Ejani të më takoni sonte, në shtëpinë e zonjës K!
Do t’ju dua deri në pritshmërinë më të pafundme. Këtë mbrëmje! Oh, kjo mbrëmje do të jetë gjithçka!
Do t’ju falem e gjitha!
Për Zhulietë Drouet
7 mars 1883
Ju dua engjëlli im dhe ju e dini shumë mirë, e megjithatë dëshironi t’ju shkruaj. Keni të drejtë. Si fillim është dashuria; mandej ajo duhet shprehur; më vonë shkruhet e, së fundmi, puthen buzët, sytë dhe gjithçka. Ju jeni Zhulieta ime e ëmbël.
Kur ndihem I trishtuar, ju mendoj ashtu si dimrit imagjinojmë diellin; kur jam i gëzuar më shkon mendja te ju, ashtu siç lutemi për hije gjatë diellit përvëlonjës. E shihni, Zhulietë, që ju dua me gjithë shpirt?
Ju i shëmbëlleni një fëmije, por keni, po ashtu, dhe pamjen e një nëne; unë ju mbështjell në të gjitha këto dashuri, njëherësh.
Puthmëni, bukuroshja ime, Zhulietë!
Viktor Hygo
Çka filloi zyrtarisht në mbrëmjen e 16 apo 17 shkurtit nuk ishte një ndjenjë kalimtare, por një dashuri e përjetshme.
Ajo shprehet se ai ishte dashuria e saj e parë. Kështu tha edhe ai, gjë që lë për të dyshuar.
Përktheu: Mimoza Kuchly







Be First to Comment