
Homazh për Jacques Prevert
Për të bërë portretin e një fruti
pikturoni së pari një pemë,
një pemë me njëmijë koka,
që duhen këputur ëmbëlsisht
dhe me një dorë zjarri
transformojeni atë në lule,
jo larg,
nëse piktura është e mirë,
nëse qielli është i pastër,
nëse era është e paqtë,
do të shfaqen:
një ngjyrë pjeshke,
një buzëqeshje dardhe,
vështrimi i zbehtë i një molle të lënë prej kohësh.
Atëherë ju mundeni,
që me të bardhën e telajos (dhe të bisedës),
të vendosni gjithçka keni këputur në një pjatë të ditës.
Për të bërë portretin e një fruti,
pikturoni së pari një kokë.
(Shqipëroi: Luan Rama)
Laure Cambau është poete dhe pianiste. Jeton në Paris. Poezitë e saj janë përkthyer në gjuhë të ndryshme dhe janë bërë pjesë e disa antologjive, por edhe projekteve muzikore. Rendit shumë tituj të botuar në gjuhën frënge.










Be First to Comment