Press "Enter" to skip to content

Konstandin P. KAVAFI: Muret

Pa kujdes, pa mëshirë, pa turp aspak,
lartuan rreth meje mure të pamat’.

Dhe rri brenda tyre tani i dëshpëruar.
Asgjë s’ma bren trurin, veç këtij kobi të madh.

Sa gjëra më prisnin mureve përtej.
Kur nisën t’i çojnë, si s’e pata mendjen?

Por kurrë s’dëgjova zhurmë muratorësh,
për be, asnjë tingull të vetëm.
Gati pa u ndjerë, më mbyllën jashtë botës.

Përktheu nga origjinali: Eleana Zhako

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *