Press "Enter" to skip to content

Vdekja e gjuhës!

Hodha në faqen time “Facebook”, një fotografi të tezes me fëmijët në Amerikë dhe thashë se e dua shumë atë vend. Atje, njerëzit e mi janë njerëz! Vërshuan komentet e mes tyre ai i një gruaje me emër shqiptar. Shkruar në një gjuhë që nuk e kuptoja. Iu përgjigja me pikëpyetje. Asnjë reagim! Mendova mos ma kishin sharë tezen e dashur! Kacabunjtë majë kokës vrikthi!
Mora në telefon vajzën e saj dhe i kërkova të hynte në faqen time e të më shpjegonte si ishte puna; nëse e njihte atë person dhe çfarë thosh në atë koment, nëse kuptonte ndonjë fjalë.
Ajo m’u përgjigj në dy minuta. Më tha se ishte një fqinja e tyre, që lavdëronte fotografinë e thosh se e kish marrë malli shumë për të tërë! Sidomos për tezen! Gruaja kish ikur foshnjë nga Shqipëria dhe shqip dinte shumë pak fjalë, ndërsa për të shkruar e lexuar nuk ia thosh fare. Bile, tha vajza e tezes, kur i vdiq motra e vogël, njëzet vjeçe nga kanceri, të gjitha falënderimet emër për emër për ngushëlluesit nuk i bëri në shqip.
Më erdhi shumë keq për atë grua! Shkon nga shkon mendja prapë kthehet tek ajo. Çfarë fati i keq! Të mos dish të qash në gjuhën e nënës motrën e vdekur!

Autori
Ilir Kadia

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *