Shtëpia e letërsisë shqipe

Elizabeta MYFTARI: Duke ardhur ti, Ana

(Vajzës sime)

Sa mijëra trena ekspresë…
Pritja e mallit, zgjatur
Ankthi i padurimit mbin
Në kraharor, pa më pyetur.

Ti do të rrish disa ditë…
Lotët ende pa më rreshtur
Unë do të mbetem sërish
Porsi një cung i djegur.

Ose një ulli rrënjëdalë
Që gjethet përditë bjerr
Deti i mallit nëpër dallgë
Do t’më trazojë dimër-verë!

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.