Press "Enter" to skip to content

Posts published by “Revista Letrare”

Gazmend KRASNIQI: Prekur rëndë nga dyshimi

bar Pjesë e shkëputur nga romani “Bar “Parajsa”

E di (shumëkush do të më japë të drejtë, besoj) se sot bota është mbërthyer nga epidemia e gazetave, por këtë vdekje mos e kërkoni nëpër to: kjo vdekje nuk përbënte lajm për gazetat. Ose ato, sigurisht, do ta kishin trajtuar ndryshe, shumë larg thelbit të së vërtetës.
Dhe vetëm një njeri mund ta përshkruajë këtë vdekje, por, për fat të keq, është ai që më pak se kushdo do të donte të thoshte qoftë dhe një fjalë të vetme për të. Vetëm unë e di se sa zgjati kundërshtimi kokëfortë i atij njeriu.
“A ka një mënyrë që të mund t’ia marrim kësaj bote vetëm pafajësinë? – ngulmoi ai, në të parën herë që pranoi të fliste. – A mund të japësh Edipin për pafajësinë?”