Press "Enter" to skip to content

Posts published by “Revista Letrare”

Fatos Kongoli: Bolero në vilën e pleqve

Fatos Kongoli“Ku të jetë?”, mendova dhe u ula në kanapenë e gjerë, përballë vatrës, pranë tryezës mbi të cilën ndodhej shishja e kamparit. “Kudo që të jetë, u përgjigja po vetë, me siguri jo në pishinë. Pishina është e zbrazur, nuk ka asnjë gjasë që ajo të kridhet në ujë me rroba banje, e unë ta pres jashtë me peshqir në dorë, e t’ia hedh në trup sa të dalë prej andej, dhe gishtat e mi, me komplisitetin e peshqirit, të prekin trupin e saj, e ndoshta, nisur nga cilësitë e duarve të mia, të më kërkojë t’i bëj masazhe. Por sot është një ditë e poshtër, ndodhem këtu për të rregulluar dhomat, për të larë dyshemetë, çarçafët e ndragur ose jo me spermë, që të dielën e ardhshme do të ndragen prapë.”