Press "Enter" to skip to content

Posts published by “Revista Letrare”

Anna KOVE: Shën Valentin, ku ishe?

Anna KoveJam e bukur? Kështu e pyeta pasqyrën sot si shtriga e përrallës, dhe ajo nuk m’u përgjigj. Fillova të llangosem me kremra dhe ngjyra. Ngjyra e kremra të ngjyrosur do të mbulojnë shtresë pas shtrese poret e lëkurës dhe të mendimeve të mia, për t’u dukur patjetër e bukur. Ja, i pari, kremi i bardhë i ditës, që do të fshehë ndonjë ëndërr të patretur nate. I dyti është kremi pudër, që do të fshehë njollat e errëta të lëkurës dhe derdhjen e ca mendimeve të errëta mbi të. E treta është e kuqja e mollëzave, që do të fshehë trishtimin, përmes haresë së ngjyrave të sajuara. Pastaj radha kalon tek sytë. Bëj shumë kujdes me ca rrudhëza poshtë tyre, që më shumë se vitet, kam frikë se më padisin pagjumësinë e natës.