Press "Enter" to skip to content

Sazan GOLIKU: Prozë

 

 

KRONIKË
Viti XY. Shqipëria u sulmua njëkohësisht nga veriu, jugu, lindja e perëndimi. Ushtarët e huaj ishin shqiptarë me uniforma ushtarake të shteteve të huaja. Marrshonin… por nuk po gjenin qëndresë, veç disa policëve të dhjamosur që u kërkuan ca para për ndonjë gotë birrë.
Ushtarët sodisnin përpara, djathtas, majtas e prapa dhe nuk dinin ç’të mendonin. Këto vende, që po shkelnin, u dukeshin si të njohura… sikur i kishin parë në ëndërr… sikur dikush, shumë kohë më parë, u kishte folë për to.
Ushtari VL u ul të lidhte këpucën e djathtë. Syri i zuri një lule manushaqe, që nisi të lotojë.
– Kot po i lidh, – i foli Manushaqja. – Nuk ke ku shkon. Këtu ke për të mbetur e tretur bashkë me shokët e tu. Ti, o i shkretë, nuk e di, po kjo baltë që po shkel kaq lehtë, do të të hajë, dhe po nga kjo baltë do të krijohen e ringjallen të parët e tu.
Pa e kuptuar, ushtari LV u fundos e u fundos, derisa u përthith i tëri nga balta.
Manushaqja nuk reshtte së derdhuri lot, u rrudh e u rrudh, u tha dhe e shpërndau era.

Pages: 1 2 3 4 5

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *