Press "Enter" to skip to content

Himni

Në sheshin e qytetit të bardhë
me një instrument të çuditshëm
luante muzikë
u binte tastierave të kobshme
me dy eshtra të martirëve
nga toka e shenjtë
nxjerrë nga dheu i butë
i një varreze masive.

Himnit funeral
të luftës së humbur
i duartrokisnin
e i mbushnin shapkën me para
të famshmit
që kishte vrarë sa kishte mundur
e gëzhojat i kishte marrë me vete
për atë melodi të përgjakshme
për luftën e Kosovës.

Autori
Sadik Krasniqi