I huaji Dominik ishte ulur pranë zjarrit të fikur në pritje të të ftuarve. Çdo mbrëmje ftonte për të darkuar në shtëpinë e tij fisnikë e njerëz të dijshëm dhe, si dikush i lindur me këmishë, i pasur dhe i këndshëm, nuk ishte asnjëherë vetëm. Shandanët nuk qenë ndezur ende dhe…









