Press "Enter" to skip to content

Si të shkruash në 8 hapa një novelë të suksesshme

Aksion dhe jo shpjegime
Shpjegimet janë ato që e bëjnë një histori moraliste, subjektive dhe të mërzitshme. Shembull: nëse njëri nga personazhet e novelës suaj është i çmendur, çdo gjë që mund të thotë autori për çmendurinë e tij nuk do të justifikohej, sepse edhe autori në një farë mënyre është personazh, që ka pëlqimet dhe mospëlqimet e tij. Pastaj, çmenduria e dikujt mund të jetë gjenialiteti i një tjetri. Nëse doni të tregoni se dikush është i çmendur, mos përdorni mbiemra apo epitete për ta thënë, por tregojeni me veprimet e personazhit, pa thënë asnjëherë fjalën “i çmendur”. Nëse lexuesi arrin të kuptojë nga veprimet e tij që personazhi është i lojtur, keni shkruar diçka të mirë; keni përshkruar çmendurinë dhe nuk keni pasur nevojë t’a thoni, t’a emëroni.

Redaktimi dhe korrektimi
Shkrimtari gjithnjë harron pas gabime, sepse gjithnjë mendjen e ka tek ato që ka shkruar dhe jo te drejtshkrimi apo sintaksa. Ndaj është më se e nevojshme që leximin final të novelës ta bëjë një redaktor dhe korrektor me eksperiencë të mirë gjuhësore. Mos ia jepni kushërirës së parë që sapo ka mbaruar gjimnazin, sepse pastaj do kuptoni se edhe atë që kishit shkruar mirë, e ka prishur redaktimi dhe korrektimi. Megjithëse novela mund të jetë vepra e parë e një amatori, redaktimi dhe korrektimi duhet të bëhet nga një profesionist, që me siguri do t’ia shtojë vlerat.

Shkrimi
Tani uluni dhe shkruani, sepse pa shkruar nuk ka novelë. Caktojini vetes çdo ditë një orar, sepse pa rregull dhe vullnet për të shkruar nuk do arrini dot kurrë të mbaroni së shkruari një libër.
Rrugës i del në krye ai që fillon dhe vazhdon të ecë deri në fund!

Autori
Dritan Kiçi
Dritan Kiçi

Pages: 1 2 3

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *