Shtëpia e letërsisë shqipe

,

Nëse ty

Nëse nata do kish sy
hiret e tua do kish parë
do bëhej keq që ne të dy
një shtrat kemi ndarë

Nëse shtrati do kish duar
e me ëndë të t’prekte trupin
do bëhej keq që buzë s’kish
e vetëm unë ta puth turpin

E nëse turpi s’do kish cipë
do rrëfente epshet e mia
unë në faj do mbyllja sytë
natën, në ëndërr prapë do i shihja

12/02/2017

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.