Matsuo Bashō: Pellg’ i vjetër
Një pellg i moçëm, i heshtur
Një bretkosë kërcen –
Spërkatje! Heshtje.
Kobayashi Issa: Një botë në vesë
Një botë vesë,
dhe në çdo pikë,
një botë në përpjekje.
Yosa Buson: Kur ndez një qiri
Drita e një qiriri
I jepet në një tjetri –
Muzg pranvere
Katsushika Hokusai: Çel lulëkuqja
Shkruaj, fshij, rishkruaj.
Fshij prapë dhe
një lulëkuqe çel.
Natsume Sōseki: Dimër
Në dimërim
Pyll, era ulërin me tërbim
Të marrë, gjethe, s’ka
Ezra Pound: Në një stacion metroje
Këto fytyra që shfaqen mes turmës;
Petale në një degë të lagur, të zezë.
Jack Kerouac: Shija e shiut
Shija
E shiut
– Gjunjëzim, përse?
Sonia Sanchez: Haiku [për ty]
mes nesh dashuria është
fjalë e frymëmarrje. të të duash,
një lumë i gjatë që rrjedh.
Ravi Shankar: Gërvishtje në kafkë
Jeta, e vogël. Kokat tona,
trishtuar. Baltë e ripërdorur dhe e humbur
ky shans. Merr vlerë.
Joyce Clement: Zogjtë pikojnë ditët
Fund
Një vezë blu, gjithë verën
Shkuar, tani
Shqipëroi Dritan Kiçi










