Shtëpia e letërsisë shqipe

, ,

Po pi?

shpëlarë, në breg, me fletoren
në dorë
nga shtrati shkruaj
ashtu si
vjet.
do shkoj te doktori
të hënën.
“po, doktor, këmbët më dridhen
mend më merren, koka
më dhemb dhe shpina
më ther.”
“ke pirë?” do pyesë.
“ushtrimet po i bën,
po i merr
vitaminat?”
mendoj se sëmurë jam
me jetë, me të njëjtët
faktorë
përpëlitës.
edhe në pistë
kur kuajt vrapojnë pranë
gjithçka duket pa
kuptim.
ngrihem e iki sapo ble biletat për
garat e mbetura.
“po ja mbath?” pyet
hotelisti.
“po, ç’mërzi”
i them.
“nëse mërzitesh atje,
jashtë,” më thotë, “duhet të kthehesh
prapë këtu.”
pra, ja ku jam
rehatuar mbi jastëk
përsëri
veç një plak
veç një shkrimtar plak
me një fletore
të verdhë.
diçka
ecën përgjatë
në dysheme
drejt
meje.
oh, është veç
macja
këtë
herë.

Shqipëroi Dritan Kiçi

Përgatiti për botim Shqipto.com

Autori
Charles Bukowski
Autori
Dritan Kiçi
Dritan Kiçi

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.