Press "Enter" to skip to content

Rilindje

Lëngo në shtrat o shpresë që shuhesh
Rënko në heshtje e prit të vdesësh
Nuk ka rëndësi që botës t’ia thuash
Me dhimbjen tënde bën mirë të qeshësh

Dorën mbi gjoks vendos e prit
Të fundmin trok të zemrës së thyer
Qirinjtë e ndezur ngri dorën e fik
Se drita e tyre është pis, e përlyer

Mos prit me ankth larg të venitesh
Por lutju kohës të të falë mençurinë
Të pranosh atë që ndoshta s’thuhet
Në fund të flesh me përjetësinë

Se kur ty gjumi të të ketë zënë
Do zgjohem unë atëherë, i ri
Me gaz do pres që hëna e ngrënë
Të ikë e një shpresë e re të gdhijë.

Tiranë, 14 dhjetor 2008, 16:20

 

Autori
Dritan Kiçi
Dritan Kiçi

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *