Shtëpia e letërsisë shqipe

Tregim për këpucët e përbaltura

Nga këpucët e përbaltura,
trupi niste përpjetë,
atje lëkura jote e bardhë,
përkundte si në djep,
një copë lëkurë të vrarë, të zezë.

Ti heshtje,
unë zhvishja baltën shpejt e shpejt,
nuk shihja më këpucë, por dy kafshë të vogla, të therura,
që nuk flisnin më.

O, i kam dashur më shumë se ty,
ato dy kafshëza të vrara, që të ndjekin pas.
Nga një kalë i vjetër dhe i lodhur ose nga hamshor i zi,
ka mbetur diçka tek ti prej të gjithë centaurëve.

Tani më kanë mbetur prej teje,
vetëm ata dy këlyshë të heshtur, të vegjël.

Autori
Natasha Lako

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.