Press "Enter" to skip to content

Më mungon

Tani që dita erri
dhe nata rëndon mbi sy
më mungon koha që vetëm kalova
në dhomën tjetër. [rml_read_more]
Malli më ndrydh për babanë që e mori muaji i ardhshëm
e zemra më lodh për nënën që s’ja dëgjova më zërin javën tjetër.
Më mungojnë mbrëmjet që lashë të iknin
dhe netët që shtyva për nesër.
Më mungojnë puthjet që s’ti mora.
Oh, sa më mungojnë tani që vërtet jam vetëm.

Autori
Dritan Kiçi
Dritan Kiçi