Një dit’ shkova
nga Drenova,
gjeta një vajzë të re.
Ish e bukur, ish e mitur,
duket ishte fort e ngjitur. *
Dhe më thơtë
me zë plotë:
“Zot që më vë kaqë re,
në do udhënë të gjesh,
haj me mua dhe mos qesh!»
«Jam i lodhur, thashë, fare
moj drenova, drenovare.
Rrimë pakë në lëndinë,
të flasim për dashurinë,
se ti zemërën ma more,
malëso, moj malësore.
Me kët bukuri që ke,
më bëre udhën të le.”
Ndejmë pranë
dhe mënjanë. id
Më shtinte nga një vështrim.
Unë me sy mend e hanja,
doçkën ndë timet ja mbanja.
Kur më thotë
me zë plotë:
“Në më do me nder si trim,
tek im atë aj të vesh,
më kërko dhe të më kesh”
“Jam i lodhur thashë fare
moj drenova, drenovare.
Ah të dua
dhe për grua!
Dua, thashë, të të kem;
sa do rrojmë të gëzuar,
kur do jemi të martuar
dhe për jetë,
me vërtetë!
unë për tynë do të jem.
Tek yt atë, këtë ças,
do të vete që t’i flas.
Jam i lodhur thashë fare
moj drenova, drenovare”,
E kërkova
dh’u martova.
Tashti kemi pesë vjet,
që po rrojmë të gëzuar a
dhe zoti na ka dhuruar
dy fëmijë, iabr
bir e bijë
si engjëj dhe plot shëndet.
Dhe sa herë e shëkonj,
këtë këngë do kujtonj:
“Jam i lodhur thashë fare
moj drenova, drenovare…”
*e afrueshme
[su_youtube url=”https://www.youtube.com/embed/K9XYXG2X0ww”]







Be First to Comment